Tentuan të shesin parcelen rreth 250 mijë euro me dokumente të falsifikuara, arrestohen katër persona
Në Gjilan është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro.
Policia ka bërë të ditur se gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri