Shtëpia në Ferizaj përfshihet nga zjarri, nëna me vajzën e saj kërcejnë nga dritarja, dërgohen në QKUK

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri të premten në Ferizaj.

Për t’i shpëtuar zjarrit, nëna bashkë me vajzën e saj të mitur kanë kërcyer nga dritarja dhe kanë pësuar lëndime për çka janë dërguar në QKUK, transmeton Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.