Nëna e Kevinit takohet me Anën dhe ia thotë të gjitha në sy: E kam kuptuar që familja jote nuk po e don Kevinin
Marrëdhënia mes Anës dhe Kevinit ka qenë një nga temat më të diskutuara gjatë kësaj jave në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Në një moment të veçantë, Kevini pati mundësinë të takojë nënën e tij, e cila hyri në shtëpi për t’i dhënë mbështetje dhe disa këshilla. Gjatë takimit, ajo shprehu pakënaqësinë e saj për ndërhyrjet e familjarëve në lojën e djalit të saj.
“Nuk më ka pëlqyer që janë përfshirë familjarët. Dashuria është mbi gjithçka,” tha ajo, duke e inkurajuar Kevinin të fokusohet tek vetja dhe loja e tij.
Në lidhje me Anën, nëna e Kevinit e përshkroi atë si një vajzë të bukur, por theksoi se kishte disa sjellje të saj që nuk i kishte pëlqyer plotësisht. “Ana është e bukur, por ka disa gjëra që më kanë lënë pak dyshues. Ti, Kevin, vazhdo lojën tënde, mos u shpërqendro nga Ana,” i këshilloi ajo.
Pas këtij bisedimi, nëna e Kevinit dhe Ana u takuan për herë të parë, duke krijuar një moment emocionues dhe plot ngarkesë emocionale në shtëpi.
“E kam kuptu që familja jote nuk po e don Kevinin”, i tha nëna e këtij të fundit.
Në anën tjetër Ana, u arsyetua se nuk ka të bëj me të.
“Nuk e kanë pas për Kevini, por kanë qenë kundër që të hyja që nga fillimi”, tha ajo. /telegrafi