Gashi: LVV-ja po ndërhyn vazhdimisht në AKI

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është vërsulur me “gjuhë trupore dhe verbale agresive” kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu të mërkurën.

Gashi tha se pasi u largua nga komisioni me vërejtjet se thirrja e mbledhjes u bë në mënyrë jo të rregullt nga deputetja e PDK-së, Zyba u kthye i nevrikosur, ndërsa shefi i AKI-së, Petrit Ajeti po raportonte para deputetëve.

“Erdhi me një gjuhë trupore dhe verbale agresive”, tha Gashi.

Ai tha se në mbledhjen e thirrur për “pati një situatë të tensionuar”.

Gashi tha se “ka ndërhyrje të vazhdueshme në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”.

Ai tregoi se Musliu i kërkoi Zybës atë ditë që të largohej nga salla, ndërsa ai refuzonte.

Gashi tha se në mbledhje u kërkua që të ketë një raport lidhur me dyshimet se zyrtarë të AKI-së po përcjellin e përgjojnë gazetarë si dhe për ndikimin e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit në AKI. /express