Jennifer Lopez u zemërua pasi fansat i bënë një pyetje për Diddy-n
Jennifer Lopez ishte në eventin e Unstoppable fundjavën e kaluar, dhe më herët atë mbrëmje ajo po firmoste autografe për njerëzit që merrnin pjesë në këtë ngjarje.
Sipas Daily Mail, në një moment një fans e pyeti: “A keni ndonjë koment për Diddy dhe akuzat ndaj tij?” Këngëtarja e njohur dyshohet se është inatosur shumë nga kjo pyetje.
Mediat e huaja thonë se pas kësaj ajo ka ndërprerë autografet dhe është larguar nga dhoma me sigurimin e saj, ndërsa disa fansa e kanë lutur që të mos largohet.
Megjithatë, ajo nuk donte të kthehej dhe u largua pa iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me marrëdhënien e saj të mëparshme me Diddy-n.
Jennifer Lopez ka një histori me reperin Diddy, pasi kanë qenë në lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2001. /telegrafi