Tifozët e Feronikelit '74 të tërhequr nga futbolli vendosin në stadium foto kundër Agim Ademit

Në kohën kur Feronikeli 74 ka thirrur konferencë për media me rastin e largimit nga garat e futbollit kosovar, tifozët e kësaj skuadre janë mbledhur në stadium.

Ata madje vendosën edhe një foto në shtyllën e njërës prej portave.

“Huligani që zaptoi Federatën e Futbollit”, shkruhej në fotografinë ku shihet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në formë të animuar.

Feronikeli '74 vendosi të tërhiqej nga garat me arsyetimin se po dëmtohen vazhdimisht nga gjyqtarët.