Stresi dërgohet në mbajtje për 48 orë

Reperit Stresi i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kështu raporton Indeksonline, duke iu referuar Prokurorisë në Pejë.

Arkimend Lushaj u dorëzua këtë mëngjes në Stacionin Policor në Pejë.

Ai në stacion u paraqit bashkë me avokatin e tij, pasi ishte lëshuar fletarrest për të muaj më parë, lidhur me një përleshje të ndodhur në një klub nate.