Bajqinovci me akuza ndaj opozitës: Këta që privatizuan 30 euro një ar po i lyp Gjuriqi
Mefail Bajqinovci, deputet i LVV-së, i ka hyrë “valles” së akuzave të opozitës nga ana e pushtetit.
Dhe si gjithnjë, Bajqinovci e ka thelluar gjuhën e akuzës.
Bajqinovci ka shkruar se Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, po e kërkon opozitën.
“Këta që privatizuan tri euro një ar po i lyp Gjuriqi.
Nuk vijnë në pushtet më, malli do ta marrë Gjuriqin për opozitën”, shkroi Bajqinovci.