Zyba i quan “ParaProkurorë” Haradinajn e Lekajn, që paralajmëruan arrestime e skandale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, komentoi paralajmërimet e anëtarit të AAK-së, Daut Haradinaj dhe deputetit të kësaj partie, Pal Lekaj, se pritet të ketë “arrestime” e “skandale të tjera” të zyrtarëve të Qeverisë.

Zyba i paraqiti Haradinajn e Lekajn si “adresë dhe motiv” për arrestimet që mund të ndodhin ose për skandalet që mund të dalin.

“ParaProkurori tjetër paska reaguar. Këto deklarata nuk duan shumë koment, sepse vetë deklarimi i tyre tregon shumë edhe për adresën edhe motivin e këtyre gjërave”, shkroi ai në një postim në Facebook.