I riu humb jetën në një vetaksident në rrugën Kllokot – Viti

Një i ri nga Kabashi i Vitisë ka humbur jetën pas një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Kllokot – Viti.

Viktima është i riu Besnik Kurteshi, ndërsa për rastin kanë njoftuar edhe familjarët.

“Me dhimbje të madhe ju informojmë se më datën e 01.11.2024 ndërroi jetë në vetaksident Besnik (Bejtullah) Kurteshi”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se viktima ishte pasagjer në veturën ku shoferi i së cilës ka humbur kontrollin. /Zëri