Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Kosovës.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia, ku kanë thënë se e i kërkuar është dorëzuar me avokatin e tij para organeve, transmeton Zeri.info.
“Po, rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në Polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga Policia para disa javësh”, ka konfirmuar Policia. /Zëri