Hansi Flick mori çmimin “Trajneri i Muajit”, e ndan nderin me stafin e tij

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ditë më parë u zgjodh trajneri i muajit tetor, falë rezultatit të punës që përçoi te skuadra e tij.

Barcelona prej fillimit të sezonit ka treguar formë të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit gjerman, duke kryesuar në tabelë me 30 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 24 sosh.

Në bazë të punës së tij, Hansi Flick mori çmimin për trajnerin e muajt, teksa dhe ai zgjodhi ta ndajë këtë nder me stafin e tij mjekësor. /Zëri