FSK-ja me ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, do të ketë lëvizje të konvojëve në rajonin e Gjakovës

Forca e Sigurisë së Kosovës, nga data 03-14 nëntor, do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”.

FSK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojëve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“E gjithë kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor ‘Ujku i Çeliktë’, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, thuhet në njoftim. /Zëri