Gjobë ndaj tre shoferëve për shpejtësi dhe alkool në Ferizaj

Policia në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar dhe gjobitur tre shoferë për shpejtësi dhe një tjetër se ishte duke vozitur në gjendje të dehur.

Policia ka njoftuar se të enjten rreth orës 23:30 në rrugën në mes të fshatrave Varosh - Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferët: G.E., i moshës 23-vjeçar dhe R.K., i moshës 19-vjeçar, të cilët zhvilluan shpejtësi 153 në zonën e kufizimit 60 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej 300 eurove, tri pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.

Ndërsa sot rreth orës 02:30 në rrugën “Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj policia ka ndaluar shoferin A.K., i moshës 27-vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij nën ndikimin e alkoolit, ku gjatë testimit ka rezultuar me 0.83 %0.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë te shoferët të bëjnë kujdes në komunikacionin, të respektojnë shenjat e trafikut dhe shpejtësinë e lëvizjes dhe të mos drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë”.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të Policisë, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim. /Zëri