Komisioni Hetimor për tekste vazhdon intervistimin e zyrtarëve
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve: Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MASHTI, Avni Rexha, u.d. i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga ASHI-ja.
Ndryshe, ky komision hetimor ka mbajtur disa mbledhje.