Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve për pak kohë, ndërhynë policia dhe shpërndan turmën

Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak minuta.

Kjo pasi që persona të panjohur kanë shpërthyer gomat e disa veturave, në mesin e tyre edhe ato me tabela të Serbisë, e poashtu edhe kanë vendosur ‘stikera’ në një përmendore të UÇK-së.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka thënë se situata tani është e qetë.

“Disa goma janë shpërthyer, e poashtu edhe stikersa prej letre janë vendosur në një shtatore të UÇK-së. Janë mbledhur diku 10 persona pastaj kemi ndërhy dhe janë shpërndarë. Policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Elshani.