Dogana largon pesë zyrtarë nga puna dhe degradon dy të tjerë

Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë.

Në njoftim thuhet se ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime.

“Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke ri konfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forcon angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”

“Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent”, thuhet në njoftim. /Zëri