Ministrja Gërvalla takohet me kryeministrin kanadez, Trudeau

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Kanadasë për konferencën e Ukrainës.

Atje Gërvalla është takuar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja thotë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë dëshmon përkushtimin tonë në mbështetjen e një paqeje të qëndrueshme, solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas, mbështetjen përmes programeve që po implementojmë, si dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe stabilitet.