LVV-ja zëvendëson Rrahmanin, Korenicën e Millakun me deputetë të tjerë në komisione

Lëvizja Vetëvendosje ka zëvendësuar sot deputetët, Eman Rrahmani, Visar Korenica e Drita Millaku, me anëtarë të rinj në komisione, pas largimit të këtyre deputetëve nga kjo parti.

Në votimin e parë në Kuvendin e Kosovës për zëvendësimin e tyre nuk pati kuorum, ndërsa 61 deputetë morën pjesë në votimin e dytë.

Nijazi Isaku i LVV-së tashmë është anëtarë i Komisionit për Buxhet në vend të Visar Korenicës.

Shqipe Metaj Isufi është anëtare e Komisionit për Buxhet në vend të Eman Rrahmanit.

Besim Muzaqi, anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave në vend të Visar Korenicës.

Jetmire Vrenezi, anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në vend të Drita Millakut.

Deputeti Milazim Salihaj, anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve në vend të Drita Millakut.