Musliu-Shoshi: 10 pjesëtarë të FSK-së dhanë dorëheqje për një muaj, ja ku e keni sjellë vendin
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje në tetor.
“Dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga FSK-ja vetëm në muajin tetor. Pra merreni me mend, dhjetë pjesëtarë të FSK-së. Ja ku e keni sjellë vendin”, tha ajo në seancën e Kuvendit.