PSD-ja me aksion para Kuvendit: “Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ata kanë vendosur para hyrjes së Kuvendit një pankartë me mbishkrimin “Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”.