Ende s’filloi seanca plenare, në pritje të kuorumit

Ndonëse ishte planifikuar të fillonte në orën 10:00 seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, akoma nuk janë mbledhur deputetët.

Për shkak të mungesës së kuorumit për fillimin e punimeve të kësaj seance, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci është duke pritur deputetët që të arrijnë në sallë.

Theksojmë se pothuajse çdoherë seancat e Kuvendit të Kosovës fillojnë me vonesë. /Zëri