Superliga sot me dy ndeshje, spikat përballja Drita - Prishtina
Superliga e Kosovës në futboll vjen sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të.
Drita-Prishtina është kryesfida e sotëm, duel ky që luhet në Gjilan.
Përballja e rivalëve të vjetër, pritet të prodhojë një ndeshje jo vetëm për shkak të rivalitetit që ekziston mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, por edhe për rëndësinë e pikëve nga kjo sfidë pasi që të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës.
Aktualisht Drita zë vendin e pestë me 15-të pikë, kurse, Prishtina ka një pikë më shumë në pozitën e katërt.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër do të ballafaqohen Ferizaj dhe Malisheva, një tjetër duel i rëndësishëm për të dy skuadrat.
Ferizaj renditet në vendin e tetë me 13 pikë, derisa Malisheva është e dyta me 18 sosh.
Superliga / Java e 11-të
Sot takohen:
Ferizaj-Malisheva
Drita-Prishtina
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 13:00.