Aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për krim të organizuar
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për krim të organizuar.
N.S., A.S., B.S, Sh.S. dhe J.F. dyshohen për disa vepra penale si “Fajde”, “Shpëlarje parash”, “Kanosje” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
“Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 - 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të fajdesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.