Osmani dhe Maqedonci vizitojnë Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike në Doha
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Doha.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani ka treguar se së bashku me Maqedoncin kanë vizituar Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar.
“Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, shkroi Osmani. /Zëri