Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj dy të dyshuarve
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve S.S. dhe M.S.
Sipas aktakuzës, për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile”.
Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me Nenin 142, lidhur me Nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.