Dyshohet se u helmuan me amoniak, tre persona nga Podujeva dërgohen në QKUK
Tre persona nga Podujeva dyshohet se janë helmuar me amoniak.
Të njëjtët janë dërguar mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
Syla tha se të njëjtët janë në gjendje stabile.
“Po, janë sjellë mbrëmë, të njëjtët janë në gjendje stabile. Janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për vazhdim të trajtimit”, ka thënë Syla për Telegrafin.