Kuvendi sot mban seancë plenare, në rend dite 27 pika

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku në rend janë dite 27 pika.

Seanca do të fillojë në orën 10:00 me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vazhduar me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare dhe propozim-vendimin për hartimin e nismës legjislative të qytetarëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-295 për kriptoasetet, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, shqyrtimi i propozimit të gjashtë (6) deputetëve nga GP të PDK-së, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovë, zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.

Rendi i plotë i ditës:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,

Propozim-Vendimi për hartimin e Nismës legjislative të qytetarëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-295 për kriptoasetet,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,

Shqyrtimi i propozimit të gjashtë (6) deputetëve nga GP të PDK-së, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,

Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,

Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr. 06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,

Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-034,

Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

Shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.