Konjufcës i dorëzohet Raporti i BE-së për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke pranuar prej tij Raportin e Vendit, të vitit 2024 për Republikën e Kosovës.

Përmes një njoftimi nga Kuvendi, thuhet se ambasadori Orav theksoi se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen.

“Pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë“

“Kryetari Konjufca tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqet me përkushtim“, thuhet në njoftim. /Zëri