Kurti: Buxheti për vitin e ardhshëm është 3.6 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti për vitin 2025 do të jetë mbi tre miliardë e 600 milionë euro.

Kreu i ekzekutivit shtoi se kjo rritje e buxhetit po bëhet nga Qeveria e parë që e përfundon mandatin deri në fund.

“Për të shënuar edhe rekordin historik si qeveri e parë që e përfundon mandatin deri në fund. Vit pas viti kemi pasur rritje dyshifrore të buxhetit”.

“Për vitin 2025 shënon niveli e tre miliardë e 608 milionë euro”, tha Kurti në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.