Mungesa e ushqimit në FSK, deputetët nuk votojnë pro rezolutës
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk u miratua projektrezoluta nga debati parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se 61 deputetët votuan kundër.
Sipas tij, nuk pati asnjë pro dhe asnjë abstenim.