S’kalon projektrezoluta për bisedimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

Me 60 vota kundër dhe vetëm një për, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës Projektrezoluta nga debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiqin.

Fillimisht për këtë projektrezolutë votuan vetëm 50 deputetë, çka bëri që më pas të përsëritet votimi dhe t’i marrë votat që i mori.

Ky votim shkaktoi të qeshura në sallë, pasi vetëm një deputet votoi pro, raporton Zeri.info.

Me këtë rast, duke qeshur kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se: “S’besoj që ky deputet ka gabuar, por e ka bo për mësysh”, tha Konjufca duke qeshur.

Në ndërkohë, siç shihet në fotografi, Kusari-Lila ishte gjatë gjithë kohës e buzëqeshur dhe në humor, pavarësisht se projektrezoluta kishte të bënte me telefonatat që i kishte realizuar ajo me Milan Radoiçiqin, biseda të cilat më pas u publikuan nëpër media. /Zëri