Deputetët mbështesin emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë mbështetur emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Ndonëse opozita s’mori pjesë në votim, kjo pikë kaloi me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër.
“Mandati i anëtarëve të Këshillit është tre vjet. Ju urojmë suksese!”, tha kryeparlamentari, Glauk Konjufca.