Deputetët ua mundësojnë qytetarëve të Luginës të drejtën pronësore në Kosovë
Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës.
Në rendin e ditës ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat pronësore për shtetasit e huaj në Republikën e Kosovës, konkretisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, raporton Zeri.info.
Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. /Zëri