Kjo është arsyeja përse deputetët e LVV-së lëshuan mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur kritika ndaj kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu.
Pozita kritikuan kryetaren për thirrjen e mbledhjes për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.
Pas në diskutimi të gjatë me akuza e kundër akuza, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan mbledhjen me arsyetimin se është thirrur jashtëligjshëm nga Musliu.
Me të filluar mbledhja janë përplasur kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu me deputetin e LVV-së Salih Zyba.
Ky i fundit ka insistuar që drejtori të mos raportojë për “ndjekjen e gazetarëve”.
“Cili është presioni i kryetares së Komisionit nga kush, e ke thirrë mbledhje me propagandë të sms-ave?”.
Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendosë nëse raportimi do të ndodhë ose jo.
“S’do të lejoj që ti me ardhë këtu e me bo filma” i është kundërpërgjigjur Musliu Zybës.
Më poshtë e gjeni videon me një pjesë të debatit mes Musliut dhe Zybës. /Zëri