Dyshohet për djegie të serverit, reagon Komuna e Podujevës

Në Komunën e Podujevës po dyshohet se janë djegur serverët e administratës.

Kështu të paktën ka deklaruar aktivisti i shoqërisë civile, Shemsi Jashari.

Por kjo u mohua kategorikisht nga pushteti lokal atje, përmes zëdhënësit Fatri Zhitia.

Zhitia deklaroi se po tentohet të krijohet panik te qytetarët.

“Nuk është e vërtetë se ka djegie të serverit, këto janë manipulime dhe dezinformata. Do ta sqarojmë të gjithë këtë problem për publikun, pasi s’ka asgjë të vërtetë në ato që janë thënë”, tha ai për Klankosova.tv.

“Për besë nuk ka kurrgjë e veç po krijojnë panik te qytetarët. Këto të dhëna të qytetarëve nuk i ruan serveri i Komunës hiç, po ASHI-ja që e menaxhon Ministria e Punëve të Brendshme”, theksoi ai.

“Të dhënat që janë të ndjeshme e kofidenciale s’i ruajmë ne hiç, se nuk na takon”, shtoi zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia.

Komuna e Podujevës pas pak del me sqarim më të zgjedhur lidhur me rastin.