Protesta e opozitës, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pas protestës së opozitës që bllokoi akset rrugore të vendit nga veriu në jug.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Meta në rrjetin social.