Napoli fiton në derbin ndaj Milanit në “San Siro”
Napoli ka arritur të shënojë fitore komode n derbin e javës ndaj Milanit, në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultat 0-2.
Goli i parë e shënoi Lukaku në minutën e pestë, kurse i dyti erdhi nga Kvicha Kvaratskhelia në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Milani arriti të shënoi përmes Moratas në minutën e 47-të, mirëpo goli u anulua nga VAR-i.
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja mori rezultatin përfundimtar 0-2.
Me këtë fitore, Napoli vazhdon lidershipin me 25 pikë, kurse Milani mbetet në vendin e tetë me14 sosh. /Zëri