Policia kapë kokainë në Graçanicë

Policia e Kosovës respektivisht sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotik, pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore, sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan konkretisht në Graçanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000, transmeton Zeri.info.

“Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :

1. 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,

2. Një veturë,

3. Para kesh 200 euro dhe

4. Një telefon celular

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Zëri