I burgosuri kryen vetëvrasje në Prishtinë
Një i burgosur ka bërë sot vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili ka thënë se i burgosuri me inicialet A.G. sot rreht orës 19:00 është gjetur i vetëvarur me jelek të burgut në dhomën e tij, transmeton Zeri.info.
“Gjithashtu, ju informojmë se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur me jelek të burgut në dhomën e tij i burgosuri me inicialet A.G. Menjëherë pas zbulimit të rastit, oficerët korrektues dhe stafi shëndetësor i Qendrës ndërmorën të gjitha përpjekjet e nevojshme, duke e nisur me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka themeluar një Komision Hetues për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të ndjerëve.Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes për të dyja rastet”, thuhet në njoftim. /Zëri