Lista e gjerë e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit
Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin nëntor.
Dardanët më 21 nëntor do të jenë mysafirë të Zvicrës, derisa më 24 ndaj Irlandës.
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Jean-Denys Choulet, ka publikuar listën e gjerë me 19 basketbollistë para grumbullimit më 12 nëntor, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, njofton "Zëri".
Dominic Artis rikthehet te Dardanët, derisa lojtarët tjerë luajnë në ProCredit Superligë. Dardanët më 20 nëntor do të udhëtojnë drejt Bernës, ku do të publikohet lista me 12 lojtarë.
Dardanët do të përgatiten maksimalisht nga 12 nëntori, dy herë në ditë stërvitje, për të qenë sa më të gatshëm për sfidat e nëntorit.
Në Grupin A, Kosova mundi Irlandën 83:76, kurse pësoi nga Azerbajxhani 87:77.
Ndeshjet e fundit dhe vendimtare do të jenë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku Kosova do të jenë vendase në përballjet ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës.
Lista e gjerë e Kosovës:
Dominic Artis - Strasbourg - Francë
Malcolm Armstead - Golden Eagle Ylli
Musab Mala - Peja
Mikaile Tmusic - Trepça
Erjon Kastrati - Trepça
Dardan Berisha - Peja
Valon Bunjaku - Bashkimi
Arti Hajdari - Peja
Meriton Ismaili - Bashkimi
Eliot Peci - Sigal Prishtina
Jon Ismajli - Sigal Prishtina
Samir Zekiqi - Bashkimi
Arian Qallakaj - Golden Eagle Ylli
Muhamedali Janjeva - Sigal Prishtina
Rron Ukaj - Peja
Norik Binqe - Bora
Gëzim Morina - Golden Eagle Ylli
Dardan Kapiti - Trepça
Lis Shoshi - Golden Eagle Ylli
Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet.