Mustafa për rritjen e pagave: S’përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se nuk përmirësohet standardi i jetesës “duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti”.

Këto komente Mustafa i ka bërë përmes një postimi në Facebook të titulluar “Qeveria e arnimeve”, pas vendimit të ekzekutivit të Albin Kurtit për të rritur pagat në sektorin publik nga janari 2025, jo përmes rritjes së koeficientit, por përmes rritjes së koeficientit për një njësi për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

“Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzu tu shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin duke premtu vazhdim të lëmoshës!”, shkroi Mustafa.

Prandaj, zyrtari i PDK-së konsideron se “nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti!”.

“Tani është koha të ecim përpara me Kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë!”, përfundoi ai.