Qeveria “Kurti” rrit pagat e sektorit publik

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për medie.

 

Kurti fillimisht ka paraqitur të arriturat e Qeverisë së tij, ku përmendi mbështetjen e prodhuesve dhe mbështetjen për familjet që sipas tij, ka ndikuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe shtimin e vendeve të reja të punës. Ai ka thënë se pagat janë rritur çdo vit, ashtu siç e parasheh edhe ligji, ndërsa kësaj here nuk do të rritet koeficienti, por njësia e tij.

 

“Duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur ata që kanë paga më të ulëta, ne kemi shkuar maksimumin e lejuar për rritjen e pagave. Nuk po e rrisim vlerën e koeficientit, por koeficientin për një njësi. Nga janari i vitit të ardhshëm, koeficienti do të rritet për 0.5 njësi dhe nga korriku për 0.5 njësi tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1 në janar, ndërsa në korrik i bëhet 6.6. Të gjithë të punësuarit do t’u rriten pagat 55 euro nga janari, 110 në korrik”.

 

Ai më tej shtoi se ekonomisë së Kosovës çdo vjet shtohet nga 1 miliard euro “sivjet po e kalojmë 10-miliardëshin e vitin tjetër do ta shtojmë 11-miliardëshin”.

 

“Për vitin 2025 për shpenzim shënon nivelin 2.3 miliardë euro. Kjo nuk është bërë duke rritur tatimet për qytetarët madje kemi liruar edhe tatimet. Rritjen e të hyrave tatimore e kemi bërë duke e luftuar kontrabandën”, tha Kurti.

“Për këto katër vite, BPB-ja është rritur sivjet dhe do ta kalojë 10 miliardë dhe pritet të shkojë 11 miliardë euro. Sivjet po e kalojmë 10 miliardë e vitin e ardhshëm do ta kalojmë 11-miliardëshin. Kemi shtim të vendeve të punës dhe aktualisht kemi 75 mijë vende të reja të punës”, tha Kurti.

 

“Me hyrjen në fuqi, vitin e ardhshëm do ta shtojmë buxhetin për paga. Rritja e koeficientit do të rritet vitin e ardhshëm. Rritjen për secilin vit duhet të jetë në linjë me rritjen ekonomikë dhe fatmirësisht në qeverisjen tonë kemi treguar se dimë të qeverisim me zotnillëk”. /eo