Salianji letër ambasadorëve nga Burgu i Fierit: Ja çfarë kërkoj nga ju

Ervin Salianji, ish-deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i dënuar me një vit burg për shpifje, u ka dërguar një letër nga Burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, anëtarë të MSA-së.

Ish-deputeti i PD shkruan se është i burgosur politik, ndërsa tregon dhe versionin e tij sesi është dënuar për shpifje.

Në letër, Salianji thekson detajet e procesit të montuar politikisht, sipas tij dhe “sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore, aleatë të Shqipërisë, se kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare”. /A2