Suspendohet polici i cili dyshohet se u kap me drogë

Një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë, pasi u arrestua ditën e djeshme në një operacion të antidrogës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Inspektorati i Policisë.

IPK-ja tha zyrtari policor në fjalë është suspenduar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet e tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Klankosova.tv.

Në aksionin e policisë u arrestuan tre persona.