Aktorja e famshme tallet me Real Madridin në foton me yjet e Barcelonës në ceremoninë e “Topit të Artë”

Superylli i Hollivudit, Natalie Portman, pati nderin t’i dhuronte çmimin Aitana Bonmatit si fituese e "Topit të Artë" në kategorinë e femrave për vitin 2024.

Ajo gjithashtu ka pozuar me Lamine Yamal të Barcelonës, Dani Olmo dhe Pau Cubarsi.

Aktorja e famshme vuri në dukje katër gishtat, për të cilët tifozët supozojnë se ishin për të tallur Real Madridin, të cilin Barcelona e mundi 4-0 në fundjavë.

“Ajo bëri katër duke kujtuar rezultatin e El Clasico”, tha një përdorues i rrjeteve sociale.

Një tjetër shtoi: “Ajo është një tifoze e Barcelonës me siguri”.

Mesfushori i Man Cityt dhe Spanjës, Rodri, është shpallur fitues i Topit të Artë për sezonin 2023/2024.

Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm duke fituar në total pesë trofe me klubin dhe shtetin e tij. /Telegrafi