Gjenden pa shenja jete dy persona në Prizren

Policia e Kosovës, në raportin ditor të saj, ka njoftuar për dy raste të vdekjes në rajonin e Prizrenit.

Në rastin e parë, sipas raportit, bëhet e ditur se një person është gjetur i ulur në rrugë pa shenja jete.

Tutje në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 10:20, në Prizren.

“Prizren, 28.10.2024 - 10:20. Raportohet se pa shenja jete është gjetur ulur në rrugë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport, përcjell Zeri.info.

Ndërsa rasti i dytë, është raportuar se një person është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësore është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas ka vdekur.

“Prizren, 28.10.2024 - 13:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më paska vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet ndër të tjera në raport. /Zëri