Dhunohet një e mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari
Një vajzë e mitur është dhunuar të dielën në qytetin e Podujevës.
Policia e Kosovës në raportin ditor të saj ka njoftuar se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, përderisa e mitura ka pranuar ekzaminime mjekësore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Dhunim, Podujevë, 27.10.2024 - 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare - e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor. /Zëri