Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për femra
Për të dytin vit radhazi, Aitana Bonmati ka fituar Topin e Artë për femra, që ia dhuroi aktorja e famshme Natalie Portmna.
Kjo erdhi pas një sezoni të bujshëm në të cilin ajo ndihmoi Barcelonën të ruajë titujt e La Liga F dhe Ligën e Kampionëve.
Bonmati i bashkohet klubit dhe shoqes së saj, Alexia Putellas, në fitimin e çmimeve të “Topit të Artë”, duke e forcuar më tej vendin e saj si një nga lojtarët më të mirë në botë.
Një arritje e jashtëzakonshme për mesfushoren e Barcelonës dhe Spanjës!
Kjo po dëshmon që futbolli spanjoll në të dyja kateogritë është në nivel të lartë. /telegrafi