Top 10-shja e “Topit të Artë”

Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”. Ceremonia mbahet në Paris. 

“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”. 

Teksa janë mësuar 20 futbollistët në rënditjen nga mbrapshtë në listën e “Topit të Artë”, tashmë kemi hyrë në një fazë më të nxehtë.

Tashmë është koha për 10-të futbollistët më të mirë të botës, duke nisur nga pozita e 10-të, deri të e para.

Siç konfirmohet nga “France Football”, pjesë e Top 10-shes janë këta futbollistë:

Vinicius Junior, Toni Kroos, Dani Carvajal, Kylian Mbappe e Jude Bellingham nga Real Madridi, Harry Kane nga Bayerni, Rodri e Erling Haaland nga Manchester City dhe Lamine Yamal nga Barça e Lautaro nga Interi.

Ceremonia e “Topit të Artë” do të nis nga ora 20:00 dhe mbahet në Paris, me Rodrin që është favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim.